Ganimete Musliu hap zemrën, tregon pse nuk është bërë nënë

21:53 | 11 Nëntor 2026

Deputetja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka hapur zemrën si asnjëherë më parë.

Musliu ka rrëfyer arysen se pse nuk është bërë nënë.

“Janë etapat e jetës që nuk kanë qenë aspak të lehta, të cilat më kanë ndryshuar shpeshherë gjatë rrugëtimit ose gjatë formimit tim perspektiven për mundësinë ose jo mundësinë e të qenurit nënë. Jam gjithmonë pro familjes, por asnjëherë as nuk i kundërshtoj, e as nuk i akuzoj, e as nuk i nënçmoj edhe ata që jetojnë vetë”, tha deputetja.

Lexo edhe

Donald Trump Jr.: Russell Brand do të shkojë në burg për përdhunim dhe nuk ka shqetësuar askënd për vite me radhë
Sot, 20:09 · 4 min lexim

Dua Lipa do të jetë artistja e parë që do të kryesojë në festivalin Coachella
Sot, 17:19 · 1 min lexim

Vdes Donnie Dunagan, zëri origjinal i Bambit – Humb betejën me kancerin
Dje, 17:32 · 2 min lexim
Reklamë

Musliu u shpreh se është shumë e qetë me veten në këtë aspekt, por se është edhe një zbrazëtirë që nuk është plotësuar asnjëherë.

Unë jam shumë në rregull me veten time dhe jam shumë e vetëdijshme për rrugëtimin tim jetësor. Jam shumë në paqe me veten time, me familjen time. Për mua familja është koncept shumë i madh. Rritesh gjithmonë me ndjesinë se çka do të thotë ndjenja dhe çka është të jesh nënë. Unë nuk e kam shijuar. Nuk e di. Kur i dëgjon njerëzit duke thënë ‘po i vjen era nënë’ edhe ti ulesh dhe mendon se qysh mundet me kánë kjo aromë. Edhe diçka që kurrë nuk e kam pasur: është një zbrazëtirë shumë e madhe që nuk është plotësuar kurrë.

Në moshën e adoleshencës ose të rinisë së hershme e kam menduar shpeshherë dhe kam thënë ‘okej, ndoshta kjo është boshllëk, unë do ta plotësoj kur unë të bëhem nënë’. Ka qenë një periudhë. Nuk e kam sot atë ndjenjë. Unë ende e vlerësoj që të pasurit një fëmijë është e jashtëzakonshme. Unë ia uroj secilit që dëshiron me pasë fëmijë“, ka deklaruar ajo në T7.

Komento: