Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

21:27 | 14 Nëntor 2026
haziri-thote-se-partia-e-tij-asnje-kryetar-se-le-rehat-pa-dale-e-para:-rikthimi-i-ldk-ndodhe-me-marreveshje-te-madhe-politike

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin për ndikimin e Ibrahim Rugovës në zhvillimet në Kosovë gjatë dhe pas viteve ’90, ka thënë se, ish-presidenti i parë i vendit, ‘’ ka ndikuar që ëndrra e shqiptarëve të Kosovës të realizohet më 17 shkurt 2008’’.

Haziri, në postimin e tij, ka shkruar edhe se, Republika e Kosovës e ‘’mban autorësinë e tij’’.

“Ndërkaq, Adem Jashari dhe kryengritësit çlirimtarë, nën një emblemë, një uniformë e një komandë, ishin meritë e tij, Adem Demaçit, Bujar Bukoshit e Ahmet Krasniqit”, ka shkruar Haziri mes tjerash.

Postimi:

Ibrahim Rugova, jo që ka pasur rëndësi e peshë politike sa ka qenë në jetë, deri më 21 janar 2006, por pesha e tij ka ndikuar që ëndrra e shqiptarëve të Kosovës të realizohet më 17 shkurt 2008. Deshi apo s’deshi dikush, Republika e mban autorësinë e tij.

Ndërkaq, Adem Jashari dhe kryengritësit çlirimtarë, nën një emblemë, një uniformë e një komandë, ishin meritë e tij, Adem Demaçit, Bujar Bukoshit e Ahmet Krasniqit.

Pra, rezistencën e bëmë bashkë, luftën e bëmë bashkë, dhe ajo më madhështorja, Republikën e bëmë bashkë nën udhëheqjen e liderit, i cili ishte një hap para të gjithëve.

Edhe foton e Titos ua larguam nga dhomat e shtëpive, emrin e shkruar ua larguam nga librat dhe mendjet e tyre, por nostalgjinë për të, si duket, jo.

Populli mban mend shumë. Republika është kompromisi më i madh që e kemi bërë, rrjedhimisht, kjo ishte fitorja më e madhe e shqiptarëve.

Hapi tjetër është që të jemi më të bashkuar, pse jo, në dallimet tona, çfarëdo qofshin ato. Me shkaktu procese e realizu ëndrra.

LDK, besë e shpresë për Republikën!

Komento: