Fifi dhe Adisi kanë mbetur pa para, nuk i kanë kushtet për t’ia plotësuar vetes këtë ëndërr të kahmotshme

17:20 | 16 Nëntor 2026
fifi-dhe-adisi-kane-mbetur-pa-para,-nuk-i-kane-kushtet-per-t’ia-plotesuar-vetes-kete-enderr-te-kahmotshme

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, teksa ka folur për planet e tyre për martesë.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo ka treguar se ende nuk kanë një plan konkret për organizimin e dasmës, duke lënë të kuptohet se për këtë festë u duhen edhe pak më shumë para.

Me humor, Fifi iu drejtua partnerit të saj, duke thënë: “Ta marr Adisin, hajde shpirti im, ta bëjmë dasmën këtu. Për dasmën na duhet të rrisim pak algoritmin e lekëve”.

Ndërkohë, gjatë bisedës, këngëtarja foli edhe për projektet e saj muzikore, duke zbuluar se cilin artist do të dëshironte ta shihte në skenën e Eurovisionit.

Fifi u shpreh se do të ishte e lumtur që Shqipëria të përfaqësohej nga Elvana Gjata në këtë kompeticion muzikor evropian.

Komento: