Një histori që preku zemrat e shumë njerëzve është ajo e Besit dhe Valries.
Çifti u rikthye në spektakël pas tri vitesh, duke dhënë lajmin e bukur se janë në pritje të ëmbël.
Besi dhe Valiria së shpejti do të bëhen prindër. Ky lajm emocionoi të gjithë të pranishmit.
Rikthimi i tyre në këtë format u bë pasi BBVK u mundësoi trajtimin falas të infertilitetit, duke u dhënë mundësinë të realizojnë ëndrrën për t’u bërë prindër.


