Gjobë 500 euro dhe një vit pa patentë për dy shoferët që garuan me BMW në Ferizaj

11:03 | 25 Nëntor 2026

Policia e Ferizajt ka ndëshkuar dy shoferë, të cilët po zhvillonin gara të shpejtësisë me vetura në rrugën magjistrale, në fshatin Muhovc.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 21:48, kur patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ka ndaluar dy shoferët që po garonin me veturat e tyre.

Të dy shoferët, L.V., 23 vjeç, dhe T.P., 22 vjeç, po drejtonin vetura të tipit BMW 318 dhe BMW 320.

Për këtë kundërvajtje, policia u ka shqiptuar secilit nga një gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative, si dhe masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit për një vit.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke paralajmëruar për rrezikun që paraqesin garat e shpejtësisë.

“Garat e shpejtësisë paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thuhet në apelin e policisë.

Komento: