Hapet sot për qarkullim “Rruga A” në Prishtinë

14:05 | 25 Nëntor 2026

“Rruga A” në Prishtinë do të hapet sot zyrtarisht për qarkullim, ndërsa do të përurohet me emrin “Jim Xhema”.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, ceremonia e përurimit do të zhvillohet nga ora 18:30, në pikën ku bashkohen rruga “A” dhe rruga “B”, te rrethrrotullimi.

Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtoresha e Investimeve Kapitale, Zyhrije Pllana.

Komuna e Prishtinës ka ftuar përfaqësuesit e mediave që të përcjellin hapjen zyrtare të kësaj rruge.

Komento: