Flamuri kuqezi dhe i UÇK-së vendosen në ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

12:41 | 26 Nëntor 2026

Në ulëset e deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës janë vendosur sot flamuri kombëtar kuqezi dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në kuadër të festave të nëntorit.

Ky veprim simbolik në Kuvend u shoqërua edhe me përkujtimin e daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor 1997.

Vendosja e simboleve dhe përmendja e kësaj date shënojnë pragun e festimeve të 28 dhe 29 Nëntorit, duke sjellë në vëmendjen e ligjvënësve ngjarjet historike të lirisë dhe pavarësisë. Gjithashtu gjatë seancës u shfaq dokumentari për UÇK-në.

Komento: