“Martohuni në Shqipëri se ka bereqet”! DJ Gimbo puth Selinin live në emision

13:55 | 29 Nëntor 2026
“martohuni-ne-shqiperi-se-ka-bereqet”!-dj-gimbo-puth-selinin-live-ne-emision

DJ Gimbo ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Goca dhe Gra”, ku hyrja e tij në studio është shoqëruar me një surprizë romantike për moderatoret, por vëmendjen më të madhe e mori momenti i veçantë me Selinën.

Artisti u shfaq me trëndafila në duar, duke zgjedhur një trëndafil të kuq për Selinin, ndërsa për pjesën tjetër të panelit kishte përgatitur trëndafila të bardhë. Atmosfera u bë edhe më romantike kur çifti shkëmbeu puthje, duke dhuruar momente të ëmbla në studio.

I pyetur me humor për vendimin për të jetuar në Shqipëri, Gimbo tregoi se nuk është aspak i penduar për këtë zgjedhje, madje u dha edhe një këshillë të gjithë atyre që mendojnë të bëjnë të njëjtin hap.

“Edhe nuk është asgjë keq, është shumë nice, edhe i këshilloj të gjithë. Martohuni në Shqipëri se ka bereqet këtu”, u shpreh ai me humor.

Komento: