A po përzgjedh Kosova njerëz meritorë në diplomaci, ja ҫfarë thotë ambasadori amerikan

23:58 | 28 Qershor 2019

Ambasadori Kosnett ka dilema nëse Kosova përzgjedh njerëz meritorë në diplomaci.

Ai ka shprehur dyshimet e tij nëse Kosova i emëron diplomatët e saj mbi bazën e meritave.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Tëitter, në internet, Kosnett ka vënë në pikëpyetje emërimet diplomatike të Kosovës, duke pyetur se a është Ministria e Punëve të Jashtme duke i respektuar procedurat dhe a po i bën përzgjedhjet bazuar në merita.

“Po ndjek raportet e mediave rreth emërimeve të diskutueshme diplomatike. Si në Amerikë, kandidatët e përzgjedhur në mënyrë të duhur të karrierës dhe jo-karrierës mund të shërbejnë me nder, por a ka ndjekur MPJ-ja procedurat për zgjedhje mbi bazën e konkurrencës dhe me meritës?”, ka shkruar Kosnett.

Komento: