Dy të rinjët vdiqën në autostradë, shokët e tyre më fjalë prekëse për ta

15:32 | 29 Qershor 2019

Dy të rinjë kanë humbur jetën sot në autostradë.

Arianit Bytyqi 26 vjeçar dhe Gentrit Gallopeni 20 vjeç, të dy kondukterë me profesion, kanë vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm pas rënies në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Fitim Morina ka shkuar fjalë prekëse për tezakun e tij Gentrit Gallapenin dhe shokun Arianit Bytyqi, dy të rinjtë që mëngjesin e sotëm humbën jetën tragjikisht në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Fitimi thotë se së bashku me djemët e ndjerë kishe bërë shumë plane për të ardhmen dhe tani ndihet i pikëlluar se e kanë lënë të dy.

“Ooo tezaki jem Gallapeni Gentrit a ki harru qa kem fol per te ardhmen pse um tradhtove edhe ikee e me le vetem , ti sje mi realizu planet qe i kem mendu do te kujtoj gjithmon tezaki jem i dashur inshalla ne xhehnet…. Oo shoku Arianit Bytyqi mthojshe Geti djal i mir e i urt a kaq shum u pasket dasht sa te dyt per ni dit me shku ne boten tjeter .Do te ju kujtoj gjdo here inshalla ne xhenet”, thuhet në shkrimin (pa ndërhyrje) e Fitim Morinës.

Arianit Bytyqi 26 vjeçar dhe Gentrit Gallopeni 20 vjeç, të dy kondukterë me profesion, kanë vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm pas rënies në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kujtojmë, se për humbjen e dy jetëve, me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy të rinjtë gjetën vdekjen pasi ranë në humnerë teksa po kalonin nga një trase në tjetrën në autostratën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë – Duhël.

Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m.

Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusëve të cilët janë ndalur në autostradë në kundërshtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Janë intervistuar një numër i dëshmitareve lidhur me rastin.

Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdekjen pasi që dy viktimat kanë dalë nga autobusët.

Trupi i pajetë i viktimave është dërguar për autopsi.

Komento: