Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot mban kuvendin e punës

10:03 | 30 Qershor 2019

AAK-ja sot do ta mbaje kuvendin e punës.

Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve njëditore të Kuvendit, do të diskutojnë për ndryshimet në statutin e partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformën e zhvillimit ekonomik, të cilat do të jenë vetëm disa prej çështjeve që do të trajtohen në punimet e këtij kuvendi.

AAK njofton se Kuvendi është pjesë e agjendës së rregullt të punës të AAK-së dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të Partisë.

Komento: