Lëvizje e papritur nga Antoine Griezmann

09:24 | 07 Korrik 2019

Griezmann ka bërë një lëvizje të papritur.

Lojtari ofensiv i skuadrës së Atletico Madrid, ka bërë të ditur se nuk synon të jetë pjesë e skuadrës nga ‘Ëanda Metropolitano’, me dëshirën e tij që duket të jetë Barcelona.

Atletico më herët i ka bërë thirrje lojtarit që të rikthehet në stërvitje, por francezi ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

Ai ka njoftuar skuadrën se nuk do të jetë pjesë e stërvitjeve, por ka nisur edhe një mesazh më të fortë me anë të avokatëve të tij.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Griezmann ka informuar Atleticon se ai do të paguajë klauzolën e tij prej 120 milionë eurove gjatë kësaj jave, dhe do të nënshkruajë me cilën skuadër do ai.

Francezi ka qenë shumë afër kalimit tek Barcelona edhe gjatë vitit të kaluar, por në fund vendoste që të rrinte me Atleticon.

Mediet spanjolle veçse kanë filluar të shkruajnë për katërshen e madhe; Messi – Suarez – Neymar – Griezmann.

Komento: