Arsenali jep ‘dritën jeshile’, super lojtari po transferohet në Milan

10:56 | 15 Korrik 2019

Milan pritet ta transferoj 21 vjeçarin algjerian.

Ismael Bennacer pritet të bashkohet me Milanin pas përfundimit të Kupës së Afrikës.

Mesfushori i cili bëri paraqitje të mirë mbrëmë kundër Nigerisë siguroi një vend në finale me Algjerinë.

21 vjeçarit i është dhënë leje edhe nga Arsenali që të bashkohet me rosonerët, shkruan Indeksonline.

Skuadra londineze i kishte vendosur një klauzolë algjerianit kur e kishte shitur te Empoli.

Italianët duhet të konsultohen së pari me Arsenalin pasi të vendosin ta shesin te ndonjë skuadër tjetër.

Tashmë pas përfundimit të Kupës së Afrikës, Bennacer do të jetë gati të kryej testet mjekësore te Milani.

Kartoni i tij kushton 16 milionë euro ndërsa futbollisti do të përfitoj një pagë prej 1.6 milionë euro.

Komento: