Mesfushori i njohur refuzon Milanin

12:15 | 15 Korrik 2019

Javier Pastore ka refuzuar transferimin në Milan. La Repubblica shkruan se klubi romak tentonte ta bënte një shkëmbim me Milanin, ku Suso do t’i bashkohej Romës, ndërsa Pastore do të transferohej në ‘San Siro’, përcjell ORAinfo.

Suso është shprehu i gatshëm që të largohet nga Milan gjatë verës dhe Roma po tenton me çdo kusht që ta transferojë atë.

Megjithatë raportohet se se lojtari argjentinas, Javier Pastore i ka thënë ‘JO’ transferimit në Milan.

Është e paqartë se pse lojtari ka refuzuar kalimin në ‘San Siro’, por ky refuzim i lojtarit sigurisht se do të pengojë seriozisht gjasat e Romës për të nënshkruar me Susën, nëse nuk mund të bëjnë një shitje tjetër menjëherë.

Mbetet të shihet si do të rrjedhin gjërat ditëve në vazhdim. /ORAinfo/

Komento: