“Çmendet” United, ofron 80 milionë për yllin e Seria A

21:28 | 15 Korrik 2019

Manchester United, thuhet se ofron 80 milion euro për Sergej Milinkovic-Savic, por Lazio po kërkon 100 milion euro për mesfushorin.

Sipas Sky Sport Italia, propozimi i fundit nga Old Trafford është prej 80 milion euro,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, çmimi i kërkuar për 24-vjeçarin është ende në 100 milion euro, më i ulët se 120 milionë euro nga vera e kaluar.

Serbi gjithashtu ka qenë e lidhur me Paris Saint-Germain, Inter dhe Juventus.

Ai vetëm kohët e fundit e zgjati kontratën me Lazion deri në qershor 2023./ORAinfo/

Komento: