De Ligt sot zbarkohet të gjiganti evropian për testet mjekësore

08:14 | 16 Korrik 2019

Matthijs De Ligt sot pritet të zbarkoj në Itali.

Ai në mbrëmje do të arrijë në Torino për t’i kryer testet mjekësore të Juventus.

Klubet kanë zgjidhur problemet mes vete dhe Juve ka paguar garancinë dhe kushtet e pagesës, me operacionin që pritet të kushtojë rreth 75 milionë euro përfshirë edhe bonuset.

Testet mjekësore janë planifikuar për të mërkurën, pastaj De Ligt do të jetë në gjendje të bashkohet me shokët e tij dhe të jetë në dispozicion të Sarrit.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio.

Komento: