“Lutem që Neymari të rikthehet në Camp Nou”

22:24 | 25 December 2018

Mesfushori i Barcelonës Arthur ka dhënë një intervistë për Mundo Deportivo dhe ka folur për tema të ndryshme, duke përfshirë bashkatdhetarin e tij dhe yllin e PSG ,Neymar.

Ai, ka thënë se ai do të dëshironte që braziliani të kthehej në Cam Nou përcjell ORAinfo.

“Personalisht jam duke u lutur për atë që [Neymar] që të kthehet sepse është një lojtar fantastik, kjo është e padiskutueshme dhe mendoj se lojtarët më të mirë që ekipi ka, aq më mirë është në përgjithësi”, tha ai.

“Unë po bëj shumë punë për ta kthyer atë, por ai ka jetën e tij, e di atë që po bën dhe nuk e di se sa thellë janë negociatat dhe nëse ka mundësi për atë që të kthehet apo jo.

“Ai është një mik personal dhe një profesionist që admiroj dhe shumë dhe do të ishte shumë i lumtur nëse mund të kthehej këtu”, përfundoi Arthur./ORAinfo/

Komento: