Kapiteni i Ajax, Matthijs de Ligt, ka nënshkruar zyrtarisht transferin tek Juventusi.
Ardhja e tij mund të ‘detyrojë’ Leonardo Bonuccin që të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’.
Thashethemet janë rritur pasi Bonucci ka filluar të pëlqej fotografitë e lojtarëve të Manchester City-t dhe PSG-së, përcjell ORAinfo.
PSG thuhet se është e interesuar që ta transferoj Bonuccin për ta rritur edhe me shumë sigurinë në fazën e mbrojtjes.
Kujtojmë qe Juventusi ka vendosur një çmim prej 40 milionë euro për Leonardo Bonucci. /ORAinfo/