Befason Milan, ia hap derën e largimit Hakan Calhanoglut!

14:21 | 18 Korrik 2019

Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Milan gjatë verës.

Sipas asaj që është raportuar nga La Gazzetta dello Sport këtë mëngjes, AC Milan kanë vendosur çmimin e tyre për mesfushorin turk Hakan Calhanoglu në 20 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Calhanoglu nuk konsiderohet si një pjesë kyçe e klubit, por Milan ende mendon që ta mbaj atë, nëse nuk merr ndonjë ofertë serioze për yllin turk.

Disa ekipe janë të interesuara për shërbimet e lojtarit turk. Mbetet të shihet se cilën fanellë do ta djersit Calhanoglu sezonin e ardhshëm. /ORAinfo/

Komento: