Kujtim Gashi thotë se PDK nuk do ta nënshkruajë mocionin e VV’së.
Deputeti i PDK’së, Kujtim Gashi, ka thënë se subjekti i tij nuk e përkrah mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti të nisur nga VV.
Tutje, Shala ka kritikuar edhe Qeverinë Hoti duke e konsideruar të dëmshme.
“PDK nuk e përkrah mocionin e VV’së. Sidomos jo në këtë kohë. Ai është bërë për marketing politik”, thotë ai në Dukagjini.
Ndërsa për Qeverinë Hoti ai ka thënë se është qeveri e mashtrimit.