A do të jetë i gatshëm Ibra kundër Juventusit? Tregon gjithçka sulmuesi

18:08 | 16 Shtator 2021

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ende nuk di nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Juventusit.

Rossonerët përgatiten për ndeshjen e madhe kundër Bianconerëve këtë fundjavë dhe mund të duhet të përballen edhe një herë pa Ibrahimovic,përcjell ORAinfo.

Suedezi, i cili shënoi kundër Lazios në fitoren 2-0 fundjavën e kaluar, humbi ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit të Mërkurën.

Milani humbi 3-2 pa veteranin në fushë dhe gjatë ngjarjes ‘Ming the Gum’ në Hotel Gallia, Ibrahimovic foli për shumë çështje, përfshirë gjendjen e tij.

“Nëse do të jem në Torino? Le të shohim ditë pas dite, “tha Ibrahimovic, sipas MilanNews. “Nuk është sekret që unë kam një problem të tendinit dhe nuk dua të rrezikoj ndonjë pasojë.

“Dua të qëndroj në formë për gjithë sezonin dhe nuk mendoj se jam Superman. Edhe pse… Problemi im është se punoj shumë dhe më pëlqen të vuaj” , ka thënë sulmuesi./ORAinfo/

Komento: