A do të këtë blerje të reja, Tare me deklaratë të papritur.

08:01 | 01 Tetor 2020

Lazio duket se e ka mbyllur kuleten e transferimeve.

Drejtori sportiv Lazio, Igli Tare ka treguar se “tregu i transfereve në këtë skuadër është kryer” pas arritjes se Andreas Pereiran nga Manchester United

Tifozët kanë protestuar se të kaltrit nuk kanë investuar shumë në mbrojtje dhe se kanë investuar mjaftueshëm pasi që u kualifikuan në Ligën e Kampionëve.

“Skuadra është e madhe dhe më shumë lojtarë se sezonin e kaluar, mendimi imë është se është edhe më e fortë gjithashtu”, tha Tare për Sky Sport Italia.

“Ne kemi nevojë për kohë që të gjejmë lojtarë të ri që të adaptohen dhe ata të na ndihmojmë. Me arritjen e Pereira, ne kemi përfunduar afatin e transferëve me gjashtë nënshkrime”.

Ishte një verë me blerje të lira për Lazion, të cilët transferuan Vedat Muriqin nga Fenerbahce, morën pa para me Pepe Reina dhe Gonzalo Escalante.

Andreas Pereira është huazuar nga Manchester United me opsion blerjen për 27 milionë euro.

Mohamed Fares është transferuar nga SPAL dhe mbrojtësi Southampton Ëesley Hoedt transferimet e të cilëve ende nuk janë kompletuar.

Komento: