A do të këtë masa shtrënguese në Prishtinë pas rritjes së rasteve, ky është qëndrimi i Shpend Ahmetit

11:52 | 22 Tetor 2020

Ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, e sidomos në Prishtinë.

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në kryeqytet është rritur në nivel shqetësues. Vetëm dje, janë konfirmuar 72 raste me këtë sëmundje. Por, a do të shtrëngohen masat në kryeqytet, pas shtimit të këtyre rasteve?

Gazeta Express ka kontaktuar Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, i cili ka treguar arsyen e shtimit të rasteve dhe nëse një situatë e tillë është e menaxhueshme.

Ahmeti ka deklaruar se nuk pret të ketë masa shtesë në kryeqytet.

“Nuk pres. Mendoj se shtimi i numrit është si pasojë e hapjes se shkollave. Kjo ka qenë e pritshme por është e menaxhueshme”, ka thënë Ahmeti për Express.

Ndërkohë, Prishtina vazhdon të jetë qyteti me numrin më të madh të të infektuarve nga COVID-19 tash e disa javë.

Të mërkurën janë shënuar 72 raste pozitive.

Lidhur me shtimin e rasteve në Prishtinë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se pret të rritet kontrolli, para një vendimi ndryshe për kryeqytetin, raporton Express

Gazeta të mërkurën ka raportuar se momentalisht nuk do të ketë masa të reja në kryeqytet.
“Do të mbikëqyren institucionet lokale dhe qendrore në Prishtinë. Do të ketë shtim të mbikëqyrjes së respektimit të masave ekzistuese. Po ashtu do të shikohet a po respektohet qarkorja e shpërndarë nëpër institucione për reduktim të takimeve. Do të shtohen inspektimet në qytet. Do të mbikëqyret respektimi i masave aktuale”, ka thënë një burim i gazetës brenda MSh’së.

Ndërkohë, Express mëson po ashtu se së shpejti pritet të ketë një takim ndërmjet kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të diskutuar rreth situatës me COVID-19 në vend.

Komento: