A do të kthehet Hazard te Chelsea? Ja çfarë thonë nga klubi anglez

20:25 | 13 Tetor 2021

Drejtoresha sportive e Chelseat, Marina Granovskaia, e ka bërë të qartë se klubi nuk do të kalojë një shifër specifike për të rikthyer anësorin Eden Hazard nga Real Madridi.

Belgu ka luftuar për të gjetur formën te Real pas një sërë çështjesh të lëndimeve që nga transferimi i tij nga Blutë në vitin 2019. Hazard është një legjendë e Chelsea, dhe tifozët do ta mirëprisnin atë përsëri në Stamford Bridge me krahë hapur,përcjell ORAinfo.

Sipas El Nacional, 34 milionë funte do të ishin kufiri i Chelseat për të provuar dhe nënshkruar me belgun 30-vjeçar, qoftë në merkaton e dimrit apo të verës.

Nëse Hazard është i etur për t’u kthyer, duke pasur parasysh cilësinë e opsioneve të ekipit të parë të Chelsea në pozicionet sulmuese, është një çështje tjetër. Real gjithashtu ka propozuar përfshirjen e mbrojtësit të Blues Reece James në çdo marrëveshje të mundshme për Hazard./ORAinfo/

Komento: