A do të luaj kundër Atletico Madridit? ky është lajmi i fundit për gjendjen e Ibrahimoviç!

18:14 | 27 Shtator 2021

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Milanit kundër Atletico Madridit.

Ibrahimoviq ka luajtur vetëm 30 minuta kundër Lazios këtë sezon, duke shënuar një gol.

Ai ishte rikthyer në aksion pas një dëmtimi në gju, por ai pësoi një tjetër lëndim fizik pas ndeshjes kundër Lazios.

39 vjeçari tani është duke u shëruar nga një dëmtim i tendinit të Akilit dhe sipas La Gazzetta dello Sport, ai nuk do të jetë i disponueshëm kur Milani do të presë Atletico Madridin nesër në “San Siro”.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Zlatan Ibrahimovic nuk do të shërohet në kohë për ndeshjen kundër Atletico Madrid dhe pritet të kthehet në fushë pas pushimit ndërkombëtar.

Komento: