A do të luaj Messi në finalen ndaj Bilbaos?- Ja çka thotë Koeman

21:31 | 16 Janar 2021

Barcelona shpreson se Messi do të luajë në finale ndaj Bilbaos.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman shpreson se Lionel Messi do të jetë i aftë për finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos, por pranoi që vendimi për të luajtur do të merret nga vet lojtari.

Ylli argjentinas nuk u paraqit në gjysmëfinale kundër Real Sociedad pasi ai vazhdoi të ketë disa probleme me këmbën e tij.

Megjithatë, te Barcelona janë optimist se Messi do të luajë ndaj Bilbaos, por thonë se vendimi do të merret nga vet ai.

“Dje, ai stërviti vetë dhe sot gjithashtu. Ne do të shohim se si do të fillojë me të”, ka thënë fillimisht Koeman në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Ai do të ketë fjalën e fundit. Ai e njeh trupin e tij. Duhet të presim dhe të shohim se si përparojnë shqetësimet e tij. Shpresojmë që ai të luajë”.

“Nëse keni lojtarët më të mirë, keni një shans më të mirë për të fituar, dhe madje edhe më shumë nëse keni lojtarin më të mirë në botë”.

“Skuadra është më e fortë me Leon në të, falë krijimtarisë dhe efikasitetit të tij – diçka që nganjëherë na mungon. Por, nëse ai nuk është, një tjetër lojtar do të luajë dhe ne do të luajmë lojën tonë njësoj pa të si me të”.

“Ai duhet të jetë 100 për qind. Nuk është ndeshja e fundit e sezonit, megjithëse vendimi është i tij”, përfundoi trajneri i Barcelonës

Komento: