A do të ndërrohet ora të dielën, ky është vendimi i fundit

14:08 | 26 Mars 2019

Këtë të diele do të ndërrohet ora.

Të dielën më 31 mars, kur ora të jetë 2:00 pas mesnate, akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para, pra ora do të jetë 3:00.
Ora verore do të sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.

Ndërrimi i orës ndodh dy herë në vit, në fund të muajit mars dhe në fund të tetorit.

Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Evropë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë çështje.

Komento: