A do të shtyhen Lojërat Olimpike 2020 për shkak të koronavirusit?

20:19 | 23 Mars 2020

Koronavirusi ka bërë që të shtyhen e anulohen një numër i madh i aktiviteteve sportive.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 po rrezikohen çdo ditë e më shumë.

Pandemisë Covid19, me shumë gjasë nuk do t’i shpëtojë as Olimpiada e planifikuar të zhvillohet në vitin 2020, në Tokio.

Atletë të shumtë kanë filluar të kërkojnë shtyrjen e këtyre Lojërave, por qeveria japoneze dhe Komiteti Olimpik Internacional nuk kanë vendosur akoma.

Në një zë me atletët qëndron edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i cili rekomandon shtyrjen e LOT 2020.

“Rekomandoj për të gjithë ata që planifikojnë të shkojnë ose të festojnë një eveniment të madh, që të mos e bëjnë këtë, dhe të mos e organizojnë” ka thënë Trudeau.

“Distanca sociale është mënyra më e mirë për t’i mborjtur njerëzit. Kjo do të thotë të shmangen grupet” ka thënë tutje kryeministri kanadez.

Mbetet të shihet nëse qeveria japoneze dhe komiteti olimpik do të vendosin që të shtyhen Lojërat Olimpike 2020.

Komento: