A duhet Kosova ta festojë Ditën e Evropës, qytetarët me mendime të ndryshme

16:03 | 09 Maj 2024
a-duhet-kosova-ta-festoje-diten-e-evropes,-qytetaret-me-mendime-te-ndryshme

Qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket festimit të Ditës së Evropës. Disa thonë se duhet festuar e disa janë kundër festimit të kësaj dite.

Enver Burrniku, qytetar nga Prishtina, thotë  se për të hyrë në Evropë, duhet më shumë punë.

“Ma merr mendja se duhet me punu ma mirë me punu se me nejt. Është festë e Evropës kena festa tona, nuk është festë e jona, në festa tona normal pushojmë të Evropës duhet me punu mbasi na jena në Evropë gjeografikisht po kështu nuk jemi të pranuar kërka në Europë kështu që ne duhet me punu për me hy në Evropë. Për me hy në Evropë duhet me punu”, u shpreh ai.

Ndërsa Ardian Avdiu, thotë se “Kur të vendosin organet e shtetit, institucionet me pushu, le të pushojnë. Nga është shumica duhet edhe unë me thënë. Nëse duam me iu bashku Bashkësisë Evropiane duhet edhe ne me i festu tjerët edhe na”

Por kundër festimit të kësaj dite, është shprehur Muharrem Spanca. Thotë se kjo festë nuk duhet festuar pasi nuk festohet as në vendet evropiane.

“Pasi vetë Evropa nuk e feston atëherë nuk kemi edhe na pse me e festu. Nuk i ka asnjë shtet tjera secili shtet i mbanë festat e veta”, u shpreh ai.

Komento: