Nga shumë problematika me të cilat përballet shoqëria, aq sa është e vjetër vet ajo, duke përfshirë shumë dimensione të ndryshme jetësore pa dyshim që jemi të prekur edhe ne shoqëria jonë shqiptare.
Diskriminimi racor, gjinor, etnik, fetar, social- ekonomik, bullizmi në sholla, dukuritë negative e shumë e shumë problematika tjera, pa dyshim që janë tema që janë rrahur e trajtuar fort nga njerëz të profileve të ndryshëm e sidomos të atyre sociale.
Amerika është vendi me probleme më të shumta të diskriminit racor, Evropa po ashtu me problemet e emigrantëve, kurse në Kosovën tonë të vogël e me të gjitha hallet e saj, na u shfaq një diskriminim i mësuesëve karshi nxënësve dhe diskriminimi i disa prindërve karshi disa prindërve tjerë në bazë të statusit ekonomik- social.
(problematikë kjo që neve si popull, kur të gjithë përgjithësisht kemi halle të njejta, nuk na shkon të përvetsojmë një të tillë).
Fatkeqësisht, nga naiviteti im ose nga mos përballja ime me një problem të tillë, ka bërë që të mos besoj se “mund të ndodhë një gjë e tillë në shkolla tona të përfshirë edhe mësimdhënsit tanë”, por… pas disa hulumtimeve dhe pas disa vëzhgimeve pashë se me të vërtetë po ndodhka kjo.
Po si është e mundur që nuk është i ndërgjegjësuar një mësimdhënës, puna e të cilit është m -ë-s-i-m-dh-ë-n-i-a, me të gjitha dimensionet e saj! Si të mos marret ky profesion mison? Si është e mundur që mësuesja apo mësuesi të diskriminoj nxënesin e tij/saj, e të vlerësoj në bazë të dukjes, veshjes apo nga (ajo se e di) se çfarë statusi ekonomiko- socail ka familja e tij, duke mos i dhënë mundësinë e të shprehurit, e paraqitjes së tij në tabelën e zezë, duke mos i dhënë mundësinë për të marrë pjesë në programe artistike shkollore edhe kur ai e meriton. Aty marrin pjesë ose janë më të favorizuarit, fëmijët e mësimdhënëseve ose të disa prindërve me status me të lartë shoqëror.
Pastaj a thua çfarë mendoje ose a thua cfarë kanë në kokat e tyre me një fjalë çfarë mendojnë se janë disa prindër kryesisht gra, që vijn të marrin fëmijët e tyre në shkolla me vetura luksoze e me kokën lartë, “si knusi n’kerr”, ofrohen dhe zgërdhihen me mësimdhënës dhe si me modesti shkëmbejnë ndonjë dhuratë kinse nga djali im, filani ose vajza fistekja pat dëshirë!
Nuk ka dyshim për të qenë i përmbushur në profesion nuk të mjafton vetëm të jesh i shkolluar apo kualifikuar në atë lami sepse këtë boshllëk nuk e permbush gjë po nuk pate edukatë dhe moral të lartë. Një herë gjyshi im më tregoi një histori të shkurtër me një mesazh të fuqishëm jetësor.
Një njeri kishe emigruar diku larg për disa misione, dhe kur u kthye përsëri në shtëpi sikur me krenari takoi babain e tij dhe i tha:
-O bab jam ba pash, babi siç duket ishte i pa kënaqur me të birin e tij dhe i tha:
-O bir, ti pash je ba, por njeri nuk je”.
Këto hendeqe të tilla vijnë si pasojë e një sistemi jo favorizues lidhur ngushtë me një kulturë të keqe që na është paraqit tash vonë, dhe siç cekëm nga faktorët, ekonomikë dhe socialë.
Kjo pabarazi këto diferencime, shpeshherë sjellin pasoja afatgjate dhe si pasojè mund të shfaqet edhe bullizmi ndërmjet nxënësve.
Pabarazi të tilla në mjedise shkollore janë prej bazave të formimit intelektual të individit dhe është një sfidë e rëndësishme për t’u tejkaluar, jo vetëm për shoqërinë, por edhe për institucionet përgjegjëse dhe politikave të tyre sociale.