A e dinit se Bleona e Anita janë shoqe, dalin në shëtitje së bashku me Ramushin

19:21 | 23 Prill 2019

Bleona ka disa fjalë për çiftin Haradinaj.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti ditë më parë është takuar me miken e saj të shkollës, Anita Muçaj-Haradinaj si dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan rtv21.

Bleona sot në rrjetin social Instagram, ka publikuar fotografi, ku shfaqet pranë çiftit, teksa ka lënë edhe një mbishkrim për ta.

“Anita Muçaj, është mikja ime më e mirë nga kolegji (Akademia e Arteve) dhe ai është burri më i mirë nga të gjithë– një forcë që duhet llogaritur”, ka shkruar Bleona në Instagram.

Ndryshe, “Su Di Noi” është projekti i fundit muzikor i Bleonës që është publikuar në muajin dhjetor.

Kënga deri më tani ka marrë mbi një milion klikime në kanalin Youtube.

Komento: