
Fifi është ndër këngëtare më të dashura dhe më të përfolura në publik.
Ajo vazhdimisht publikon projekte të reja, që rezultojnë shumë të suksesshme, përcjell ORAinfo.
Fifi ishte bërë shumë personazh i përfolur gjatë qëndrimit në Big Brother Vip Albania.
E pas daljes nga aty, ajo u lidh me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Palushin.
Dashurin e tyre, ata tani po e konkretizojnë me sjelljen në jetë të një fëmijë.
Kohë me parë Fifi ka konfirmuar se është shtatzënë dhe po pret të bëhet nënë për herë të parë.
E sot këngëtarja ka habitur me postimin e saj.
Fifi ka publikuar një fotografi ku shfaqet e rregulluar dhe e veshur serioze.
‘A e ka Fifi vajzë a djalë’, ka qenë përshkrimi që Fifi i ka bërë kësaj fotografie.
E kësaj pyetje do t’i dihet përgjigja pas me pak se dy muaj kur këngëtarja pritet të sjell në jetë fëmijën e parë të saj. /ORAinfo/

