A e keni ditur se Mozzik është kaq poet? Këto janë fjalët rrënqethëse të tij për ditëlindjen e Hanës

10:44 | 18 Dhjetor 2020

Mozzik shkruan fjalë rrënqethëse për ditëlindjen e Hanës.

Mozzik është një ndër reperat më të njohur në showbizin kosovar.

Ai me përkushtimin e madh në rrjete sociale, gjithmonë kalon në lajm, shkruan Kosovarja.

Në imazhin e publikuar sot ai uron vajzën e tij për ditëlindje, duke shkruar fjalë tejet me vlerë.

“Urime datëlindja vajza ime e vogël Hana! Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde , kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël . Zoti të dhashtë shëndet dashuri ! Ti je krenaria ime , ti je suksesi im , ti je gjithçka për mua në këtë jetë . Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha . Të don Baba yt Urime datëlindjen e dytë”, shkroi Mozzik në llogarinë zyrtare.

Komento: