A e keni frikë nga e premtja 13? Ç’duhet të bëni për të shmangur ditën më të pafat të vitit

15:56 | 13 Gusht 2021

Keni frikë nga e premtja 13 ? Ç’duhet të bëni për të shmangur ditën më të pafat të vitit.

Po ju vuani nga friggatriskaidekaphobia? Nëse keni frikë nga e premtja 13, atëherë jeni në grupin e njerëzve që rrinë të shtëpi gjatë gjithë kësaj dite për të shmangur fatin e keq…

Nëse një muaj fillon në ditë të diel, data 13 e tij do të jetë e premte. Për fat të mirë, e sotmja është e para dhe e fundit për këtë vit. Nëse je supersticioz dhe shqetësohesh për këtë bashkim dhe historinë që fshihet pas, nuk je vetëm. Data 13 e premte, prej vitesh, që para lindjes së Krishtit, është konsideruar një prej ditëve më të pafata të vitit. Për shumë njerëz, ky është makthi më i madh që mund të ndodhë në kalendarin e një viti.

Psikologët e njohin këtë fenomen dhe e kanë përkufizuar me një fjalë të vetme këtë ndjesi – friggatriskaidekaphobia (fobia nga e premtja e datës 13), ose ndryshe frika nga e premtja e datës 13.

Po çfarë simbolike ka e premtja që bie më datë 13?

Një mundësi për të shmangur çdo të papritur është të rrish në shtrat gjatë gjithë ditës së premte, sipas psikologëve, ose të bësh atë që bëjnë edhe shumë njerëz të tjerë – e injorojnë supersticionin dhe bëjnë të njëjtat gjëra si zakonisht.

Rastësitë me numrin 13

‘Friggatriskaidekaphobia’ është një frikë joracionale nga e premtja e 13-të e muajit. E premtja e vitit të kaluar ishte në nëntor 13 (2020) dhe ndodhi saktësisht 39 (3 x 13) javë para së premtes së vetme të këtij viti, më 13 gusht 2021.

E premtja e vetme e vitit të ardhshëm është më 13 maj 2022 dhe do të vijë saktësisht 39 (3 x 13) javë pas së premtes 13-të të 2021-shit.

Po këto pak rastësi që përfshijnë numrin 13 janë vetëm maja e ajsbergut. Mund të citojmë shumë më tepër. A janë të gjitha këto të premte të 13-ta një super rastësi?

Një mister numrash

Origjina ditës së premte, data 13 dhe konsiderimi i saj si një ditë e pafat, në fakt është një mister i lashtë.

Numri 13 është konsideruar një numër i pafat për shumë vite, edhe para lindjes së Krishtit. Ndryshe nga numri 12, i cili është i njohur historikisht si numri i plotësisë (12 muajt e vitit, 12 zotat e Olimpit, 12 orët e kohës, 12 fiset e Izraelit, 12 apostujt e Jezusit, 12 pasardhës të Muhamedit…), fqinja e tij, 13-a, është parë gjithmonë si përjashtim.

Por 13-a ka edhe një referencë biblike të pafat. Juda, apostulli i cili tradhtoi Jezu Krishtin, supozohet të ishte mysafiri i 13-të në darkën e tij. Krishti u kryqëzua në ditën e premte.

Në shekullin e 14-të, Geoffrey Chaucer e referoi të premten si një ditë të pafat: “Një e premte me fat të keq.”

Një tjetër fakt që e theksoi supersticionin e së premtes ishte edhe publikimi i romanit të Thomas W. Lawson, në 1907-ën, ditë e premte. Në roman i jepet rëndësi superticionit, por edhe panikut që krijohet në Wall Street për të premten e datës 13.

Në numerologji, gjithashtu, 13-a është konsideruar si një numër i parregullt dhe është numri që përdorin shtrigat për mbledhjet e tyre.

Në shumë vende perëndimore, ndërtesat e shmangin katin e 13-të. Po kështu, shumë shtëpi, por edhe hotele, shpesh nuk kanë numër 13. Ky është edhe rasti i Carlton në Londër, i cili nuk e ka të shënuar katin e trembëdhjetë.

Sigurisht, ne nuk vuajmë nga friggatriskaidekaphobia.

Komento: