A e uroi Nora ish kunatën, Tunën për lindjen e dytë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A e uroi Nora ish kunatën, Tunën për lindjen e dytë

11:48 | 10 Maj 2021

Tuna u bë nënë për herë të dytë, a e uroi Nora Istrefi?

Këngëtarja befasoi të gjithë me lajmin se ka lindur fëmijën e dytë.

Dhe, Tuna mori komente të shumta në postimin e saj në Instagram teksa shumë nga estrada e uruan, shkruan lajmi net.

Këngëtarja zbuloi edhe emrin e fëmijës në imazhet e publikuara të cilin ka vendosur ta quajë Zen.

Ndër urimet e panumërta nga këngëtarët e estradës, shtrohej pyetja se a i ka bërë një urim ish-kunata e saj, Nora Istrefi.

Siç duket, raporti i të dyja këngëtareve nuk ka ndonjë përmirësim, qysh se nga koha edhe kur kanë qenë kunata, kjo pasi, nga të gjitha komentet e estradës që Tuna ka marrë mungon ai i Norës.

Theksojmë se, Nora dhe Tuna ka kohë që nuk flasin me njëra-tjetrën dhe arsyeja nuk është bërë publike asnjëherë.

Komento: