A është ky mashkulli me të cilin u ‘martua’ Big Mama? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A është ky mashkulli me të cilin u ‘martua’ Big Mama?

22:37 | 07 Qershor 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama gjithmonë bën veprime që bie në sy, duke kaluar në lajm.

Ajo me postimet e shumta në rrjete sociale, po zgjon kureshtje rreth jetës private, përcjell ORAinfo.

Edhe pse ende nuk është e martuar, Big Mama kohëve të fundit ka publikuar disa foto të cilat i përshkrante si ‘nata e fundit e beqarisë’.

E kjo bëri që shumë njerëz të mendojnë se Bigu është martuar. Megjithatë nga ajo ditë më Bigu nuk është bërë e gjallë deri sot.

Ajo sonte ka publikuar një foto në krahët e një mashkulli. E shumë komentues kanë pyetur nëse ky bukurosh është ‘burri’ i Big Mamës.

Shumë shpejt do të kuptojmë se si qëndron e vërteta e ‘martesës’ së Big Mamës. /ORAinfo/

Komento: