Milani fiton me përmbysje spektakolare ndaj Olympiacosit

20:49 | 26 Nëntor 2026

Milani është rikthyer te fitoret në Ligën e Europës, pas dy humbjeve radhazi.

Kuqezinjtë triumfuan 2:4 me përmbysje të madhe ndaj Olympiacosit në Greqi, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Europës.

Autogoli i Maignan i dha epërsinë vendasve në minutën e 31-të, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 49-të, Jota Silva dyfishoi epërsinë e Olympiacosit dhe u mendua se çështja e fituesit ishte mbyllur tashmë.

Megjithatë, Milani u rikthye fuqishëm. Fillimisht Hutchinson shënoi për 1:2 në minutën e 56-të.

Shtatë minuta më vonë, Cisse shënoi për të barazuar shifrat pas asistimit të Hutchinson.

E ishte pikërisht ky i fundit pjesëmarrës edhe në golin e tretë dhe të përmbysjes që e shënoi Pulisic në minutën e 71-të të takimit.

Krejt në sekondat e fundit, Moreira shënoi për 2:4 në minutën e pestë shtesë.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e 20-të me gjashtë pikë.

Në anën tjetër, Olympiacosi pëson humbjen e parë, ndërsa mbetet me 10 pikë në vendin e shtatë përkohësisht.

Komento: