A është penduar Kiara që e puthi Luizin? Ja çfarë thotë ajo

20:14 | 02 Shkurt 2023

‘E ndjeva me shpirt’! A është penduar që puthi Luizin? Ja çfarë thotë Kiara.

Kiara Tito mbrëmjen e djeshme vendosi që të bënte një hap mjaft të rëndësishëm në raportin e saj me Luiz Ejllin. Gjatë dasmës që u zhvillua në kuadër të lojës, moderatorja i dhuroi këngëtarit puthjen që ai me zor e priste.

Por a është penduar që e bëri një veprim të tillë? Këtë pyetje ia ka bërë Luizi teksa ishte i shtrirë në krevatin e saj.

E gjeni dot se si u përgjigj Kiara? Ajo tha menjëherë “jo”.

Pjesë nga biseda:

Luizi: A je penduar?

Kiara: Jo

Luizi: E kam prej mend

Kiara: Jo

Luizi: Fare?

Kiara: Fare

Luizi: E kam prej mend për Zotin

Kiara: Edhe sikur nesër të mbarojë kjo gjë, për aq kohë sa unë e ndjeva dhe e bëra se e ndjeva vërtetë, nuk pendohem asnjëherë. U ndjeva me të vërtetë shumë mirë. E ndjeva me shpirt, jo kot momentale.

Komento: