A jeni gati, sot na presin këto super ndeshje

10:42 | 12 Qershor 2020

Pas 3 muajsh pauzë, më në fund do të kemi një ditë të mbushur me futboll.

Duke filluar nga ora 17:00, do të jenë dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës.

Dukagjini në Klinë do të jetë nikoqir i Feronikelit, kurse Flamurtari do të përballet me Ballkanin.

Kurse nga ora 19:30 në La Liga do të jetë ndeshja mes Granadas dhe Getafes, ndërsa në ora 22:00, Valencia do të luaj kundër Levantes.

Në Bundesligë nga ora 20:30 do të jetë një ndeshja mes Hoffenheim dhe Leipzig.

Kurse, në ora 21:00 do ta kemi super derbin italian, Juventus-Milan që luhet në kuadër të gjysmë-finales së Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë, që u zhvillua në ‘San Siro’, mes dy ekipeve përfundoi me rezultat 1:1.

Tek Milan mungon Ibrahimovic dhe Duarte, kurse tek Juventus, Higuain dhe Demiral./Indeksonline/

Komento: