A ju kujtohet “Familja Moderne”? Kaq shumë është rritur më i vogli i familjes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A ju kujtohet “Familja Moderne”? Kaq shumë është rritur më i vogli i familjes

09:34 | 21 Maj 2019

Kaq shumë ka ndryshuar më i vogli i serialit vendor “Familjes Moderne”. Ky ka qenë një nga serialet më të pëlqyera vendore.

Një prej serialeve vendore më të shikuara, padyshim ka qenë “Familja Moderne”, i cili mblidhte para vetës shqiptarët kudo në botë, shkruan “Kosovarja”.

Me skeqe interesante, dhe një realizim të mrekullueshëm nga aktorët e saj, ‘Familja Moderne’, mbetet ende e freskët në kujtimet e njerëzve.

Ndonëse ka kaluar kohë që nga ndërprerja e këtij seriali, sigurisht që secili që e ka ndjekur i kujton me nostalgji të gjithë pjestarët e asaj familje.

E ndër aktorët e këtij seriali ishte edhe ‘Roberti’ i vogël.

Ai ishte fëmija i djali të madh të personazhit ‘Ardi’, që luhej nga aktori Armond Morina.

“Roberti” si më i vogli i familjes arriti të ketë vëmendjen e të gjithë anëtarëve tjerë gjatë serialit.

E me kalimin e viteve ai ka ndryshuar shumë, pasi është rritur, dhe është bërë burrë.

Në rrjetet sociale mund të shihni fotografi të shumta të Robertit, i cili në jetën reale quhet Lekë Berisha.

Përndryshe Leka është fëmija i artistëve Fatos Berisha, regjisor, dhe Vjosa Berisha, aktore në teatrin kombëtar.

Komento: