Pas dërgimit në gjyq për evazion fiskal, Xhensila ‘shokon’ me reagimin e saj nga New Yorku

17:53 | 22 Nëntor 2026

Pas lajmeve se Prokuroria e Tiranës e ka dërguar në gjyq për fshehje të të ardhurave, Xhensila Myrtezaj shfaqet nga
New Yorku, duke mos e lënë anash as paraqitjen e saj.

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet me një fustan të kuq, tejet provokues, duke marrë vëmendjen me pamjen e saj, raporton ORAinfo.

Paraqitja e Xhensilës vjen në një kohë kur ajo është në qendër të raportimeve për dyshimet mbi evazion fiskal, me Prokurorinë që e akuzon për shmangie të detyrimeve tatimore në vlerë prej mbi 6 milionë lekësh gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Sipas hetimeve, depozitimet e konsiderueshme cash dhe transaksionet me pasuri të paluajtshme nuk janë justifikuar plotësisht nga të ardhurat e deklaruara. Çështja është dërguar për gjykim. /ORAinfo/

Komento: