A ka liria vërtetë emër? Dhe cili ështē ai emër?

17:09 | 22 Nëntor 2020

Në filozofinë politike dhe në historinë e filozofisë mund të hasni me qindra definicione e kuptime. Ky koncept, që më së shumti fiton nē “peshē specifike” te popujt që shumicën e historisë së qenësimit të vetë e kanë kaluar nën robëri. Fetishin e lirisë, padyshim që ia jap një populli mungesa e saj.

Por nëse tentojmë ta katapultojmë këtë koncept, në kontekstin e rrethanave të historisë sonë më të re…
Atëherë, duket që më së shumti mund dhe duhet të nënkuptojmë; edhe synimin, edhe shpresën, edhe dëshirën, edhe tendencën, por, edhe botëkuptimin e padyshim edhe idealin për të qenë vetetja individuale app kolektive, në konstelacione të caktuara historike e sociologjike.

Ndryshe, koncepti apo ky nocion nuk mund dhe nuk duhet të nënkuptonten gjendjen që e konzervon dhe e ushqen një status quo (qoftë ajo; sociale, politike apo edhe sosh kulturore) të caktuar sociale, e aq më pak njëmendësi politike…Madje as edhe një lloj fatpajtimi e ngurtësie të çfardo natyre qoftë ajo.
Liria, mund të thuhet se ēshtë edhe “ushqim” shpirtëror, edhe motiv nxitës, madje edhe ëndërr edhe kauzë e njerzëve dhe popujve qê zakonisht skllavërohen nga pushtues, e shtete më të fuqishme (ekonomikisht e kulturalisht) e shumë më të organizuara ushtarakisht.

Liria, thënë edhe më thjeshtë; zakonisht ndërlidhet (po nuk ēshtë e thënun të lidhet!) me emra të përveqëm. Aq më pak me emra dhe figura publike, që na e kufizojnē “shijen” e kësaj lirie (qoftë ajo vetëm liri e shprehjes, mendimit, gjykimit dhe veprimit tonë) individuale e kolektive.

Andaj, identifikimi i nocionit të lirisē, sipas “kutit”të emrave të përveçëm të çlirimtarëve, ashtu si na ka mësuar historia e shumë popujve të ndryshëm, po edhe kjo e jona e vonshmja…, mund të bëhet pengesë serioze nē arritjen e lirisë së njëmendët. Sepse, ndryshe ajo nuk do të definohej si pushtim i hapsirave të reja, por, një status quo e arritur njëherë e përgjithmonë dhe për të gjitha kohërat…

Liria nuk dhurohet, ajo fitohet dhe perfeksionohet përmes “pushtimeve” të reja; sociale, ekonomike, politike, kulturore, e pse jo edhe sosh ushtarake

Komento: