A ka pranuar Ronaldo ta ulë pagën te Manchester United?

11:01 | 29 Gusht 2021

Ronaldo pranoi edhe uljen e pagës, vetëm për t’u rikthyer te Manchester United.

Cristiano Ronaldo raportohet se ka pranuar ulje të ndjeshme të pagës, vetëm që të rikthehet te Manchester United, shkruan Zeri.info.

Më 27 gusht, Manchester United konfirmoi arritjen e marrëveshjes me Juventusin për transferimin e portugezit.

“Daily Mail” shkruan se Ronaldo do të fitojë 385 mijë funte në javë te “Djajtë e Kuq” apo 20 milionë funte në sezon. Kjo nënkupton se agjenti i tij, Jorge Mendes, ka ulur kërkesat e pagës gjatë negociatave me klubin anglez, pasi Ronaldo thuhet se fitonte 500 mijë funte në javë te Juventusi.

Megjithatë, 36-vjeçari sërish do të jetë lojtari më i paguar në “Old Trafford”, duke kaluar kështu edhe portierin, David De Gea, i cili ishte më i paguari deri para rikthimit të tij.

Ndryshe, Ronaldo pritet që të debutojë me Manchester Unitedin pas ndeshjeve të kombëtareve, më 11 shtator ndaj Newcastle United.

Komento: