A keni vënë re se fëmijët shpeshherë shkruajnë shkronjat mbrapsht? Kjo është arsyeja pse – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A keni vënë re se fëmijët shpeshherë shkruajnë shkronjat mbrapsht? Kjo është arsyeja pse

09:58 | 29 Mars 2021

Ndryshe quhet shkrim i pasqyruar dhe është shumë normale për fëmijët që mësohen të shkruajnë për herë të parë.

Shumë fëmijë në fillimet e mësimit të shkrimit i shkruajnë shkronjat mbrapsht, ndoshta e keni vënë re, shkruan lajmi.

Epo për këtë fenomen ka një emër, dhe quhet shkrim i pasqyruar. Zakonisht fëmijët nën moshën 6 vjeç e kanë këtë problem, dhe nganjëherë edhe të rriturit nëse kanë pësuar lëndim në tru.

Pra çfarë e shkakton shkrimin e pasqyruar? Janë dhënë disa shpjegime më parë, por ishin të gabuara. Një nga teoritë ishte se shkrimi i pasqyruar shkaktohet tek fëmijët që kanë dominante anën e majtë, dhe e përdorin dorën e majtë për të shkruar.

Por më pas u kuptua se në fakt edhe fëmijët që shkruajnë me dorë të djathtë e kanë mjaft shpesh këtë problem.

Studimet e bëra në vitin 2016 kanë nxjerrë në ditë se në fakt kjo ka të bëjë plotësisht me faktin që truri i tyre nuk është akoma mjaftë i zhvilluar, që është normale për fëmijët e asaj moshe.

Kur truri njerëzorë ruan imazhe, në moshë të re ai shpesh i gjeneralizon informacionet, shkruan lajmi.net. Pra, truri i tyre i jep më shumë rëndësi të mbaj mend formën e shkronjave, sesa orientimin e tyre.

Arsyeja e kësaj është sepse truri i njeriut është programuar në këtë mënyrë që nga kohët e lashta për të siguruar mbijetesën.

Nëse ju shihni një tigër, ju do ta njihni atë pavarësisht këndit nga i cili e shihni. Kjo aftësi e lejon njeriun të detektoj rrezikun më shpejtë.

Pra nëse ju shihni një tigër në distancë, dhe largoheni menjëherë, me shumë gjasë, ju nuk do të mbani mend saktësisht se në çfarë drejtimi kishte qenë ai duke shikuar.

Për shkak që shumica e numrave dhe shkronjave kanë hapje në anën e djathtë (p.sh. c, r, 6), fëmija mund ta marr zakon që të shkruaj në këtë formë dhe shkronjat me hapje të majtë (p.sh. j, 3, 7) ti shkruaj me hapje në anën e kundërt.

Një prej konfuzimeve më të shumta është shkronja “b” dhe “d” gjatë shkrimit të shtypit për shkak që janë shumë të ngjashme në sytë e fëmijëve.

Mirëpo kjo nuk është diçka problematike sepse me kalimin e kohës ato do të mësohen teksa truri i tyre zhvillohet.

Komento: