A mund t’ia qëlloni se cila politikane e njohur është kjo – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

A mund t’ia qëlloni se cila politikane e njohur është kjo

11:22 | 10 Tetor 2019

Ajo është ndër gratë më të suksesshme në mbarë trojet shqiptare, e cila me punën e saj ka bërë që të jetë edhe më e dashur për publikun.

Fjala është për politikanen dhe diplomaten e njohur kosovare, Vlora Çitakun, e cila kudo ku ka përfaqësuar Kosovën është treguar e zonja, shkruan rtv21.

Përveç punës, në të cilën çdoherë është treguar e zellshme, Vlora shquhet edhe për stilin unik. E veshur gjithnjë elegante, diplomatja Çitaku duket bukur në çdo paraqitje.

E tillë ajo ishte dukur edhe më parë, gjë e cila shihet nga disa imazhe të publikuara në internet, të cilat janë realizuar vite më parë. Vlora Citaku është e lindur në vitin 1980.

Ajo ka mbaruar MA në Medie dhe Gazetari dhe para se të angazhohej në politikë ka punuar si gazetare dhe përkthyese për disa medie perëndimore gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998 – 1999.

Çitaku është politikane dhe diplomate shqiptare në Republikën e Kosovës, aktualisht ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara. Paraprakisht ishte Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!