A po largohet Messi nga Barcelona, sapo erdhi lajmi i fundit

19:27 | 23 Prill 2021

Laporta optimist për qëndrimin e Messit, gati kontrata e re tre vjeçare për argjentinasin.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është i bindur për qëndrimin e Messit në Barcelonë dhe ka një plan për ta “joshur” atë.

Joan Laporta është i bindur në qëndrimin e Lionel Messit në Barcelonë.

Sipas “ESPN”, Laporta ka pohuar privatisht se ka gati një kontratë për Messin që ka një kohëzgjatje prej tre vitesh dhe se ai do ta pranojë atë pas triumfit në Copa del Rey.

Ideja e Laportas është një marrëveshje për Messin që do të paguhet me këste gjatë viteve në vazhdim.

Kohëzgjatja e kësaj marrëveshje do të jetë tre vjeçare dhe Messi do të marrë para edhe pas përfundimit.

Komento: