A po largohet nga Barcelona, vjen lajmi i fundit për Lionel Messin

22:27 | 11 Mars 2020

Lionel Messi po vazhdon të përflitet për të ardhmen e tij.

Legjenda e Barcelonës, Samuel Eto’o është i bindur që Lionel Messi do ta rinovojë kontratën e tij dhe pjesën tjetër të karrierës së tij do ta kalojë në klubin katalanas.

Ikona argjentinase Messi, i cili u bashkua me akademinë e të rinjve të Barcelonës në moshën 13 vjeçare, mbetet lojtari më produktiv i skuadrës katalanase, pasi ka shënuar 24 gola dhe ka siguruar 15 asistime në 31 paraqitje këtë sezon.

Kontrata e 32-vjeçarit me skuadrën spanjolle skadon në fund të qershorit 2021, por Etoo është i sigurt se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të mbetet edhe për disa vjet të tjera.

”Ai mund të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën. Ai ende mund t’i jap shumëçka klubit”, tha Eto’o për Goal.

“Unë mendoj se ai do të përfundojë karrierën te Barcelona dhe nëse ai mendon se mund ta bëjë atë, atëherë ai mund ta bëjë atë”.

Komento: