A po largohet nga Real Madrid? Benzema merr vendimin e madh

23:26 | 30 Dhjetor 2019

Karim Benzema ka vendosur ta rinovojë kontratën me Real Madridin.`

Drejtuesit e Los Blancos kanë nisur nga puna për të vazhduar bashkëpunimin me Karim Benzema.

Sipas lajmeve që raporton AS, sulmuesi francez dhe presidenti i Realit, Florentino Perez janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për të zgjatur edhe me 2 vite bashkëpunimin aktual.

Karim Benzema i cili sapo ka mbushur 32-vjeç, është nën kontratë me Los Blancos deri në vitin 2021 por marrëveshja e re do të skadojë në 2023-in kur Benzema të ketë mbushur 35-vjeç dhe gjasat janë që ai ta mbyllë karrierën te Reali i Madridit.

Pavarsisht moshës në dy sezonet e fundit Benzema ka treguar që është një pikë referimi në sulmin e Realit teksa ka arritur të shënojë edhe 46 gola.

Komento: