A po largohet nga skuadra? Më në fund ylli i Man Utd jep përgjigje

20:07 | 06 Prill 2020

Ylli i Manchester Unitedit ka treguar se a po largohet nga skuadra aktuale.

Odion Ighalo ka konfirmuar se është duke shikuar që të kompletojë transferimin e përhershëm te Manchester United, pasi thotë se dëshiron të kalojë më shumë kohë me “Djajtë e Kuq”.

Është raportuar se 30-vjecari mund të largohet në fund të qershorit, kur të përfundojë huazimi gjashtë mujor.

“Jam frymëzuar nga shumë gjëra në Man United, me të vërtetë jam i lumtur dhe dua që të kalojë më shumë kohë me këtë ekip”, tha ai.

Ai ka bërë 8 paraqitje me “Djajtë e Kuq”, ka shënuar 4 gola.

Vazhdon të ‘agjërojë’ në Premierligë – nuk ka shënuar asnjë gol në 4 paraqitje.

Komento: