A po qëndron Messi në Barcelonë, agjenti i tij tregon gjithçka

21:14 | 18 Prill 2021

Agjenti i Messit në Barcelonë, gati të nisin bisedimet për rinovim.

E ardhmja e yllit të Barcelonës, Lionel Messi ka ende mundësi të jetë në “Camp Nou”.

Pas trofeut të Kupës së Mbretit, babi i argjentinasit, njëkohësisht agjenti, Jorge Messi ka zbarkuar në Barcelonë, përcjellë lajmi.net.

Agjenti është duke biseduar me presidentin e klubit, Joan Laporta që në ditët në vijim të nisin negociatat për rinovimin e kontratës.

Laporta ka besim të plotë që Messi do qëndrojë dhe ditët e ardhshme do jenë vendimtare.

Ndërkohë, Barcelona mbetet në garë edhe për trofeun e La Liga-s./

Komento: